Home Magazina Alban Skënderaj dhe Miriam Cani publikojnë duetin e ri “Zemër përmbi zemër

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani publikojnë duetin e ri “Zemër përmbi zemër

290
0

Çifti i njohur, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani, kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri.

“Zemër përmbi zemër” mban titullin kënga e tyre e re, e cila është ritmike e zhanrit R&B.

Producent i këngës është Lorenc Aliaj, gjersa vijën melodike dhe tekstin e ka realizuar vet Albani.

Foto: Alban Skënderaj/YouTube

Kompozitori Elgit Doda ka dhënë gjithashtu një dorë në krijimin e kësaj kënge, përkatësisht incizimin e vokalleve.

Kënga është vizualizuar edhe me një klip të freskët dhe me plot ngjyra, në të cilin çifti vijnë me një performancë mjaft interesante.

Albani dhe Miriami janë të njohur për duetet e shumta, të cilat gjithmonë priten mirë nga publiku. /Telegrafi/

Previous articleShkaqet e zakonshme të fryrjes së barkut dhe çfarë mund të bëni për të provuar të ndaloni simptomat
Next articlePak orë para ditëlindjes së saj të 31-të, Vera e uron Rita Orën me një video të rrallë nga fëmijëria e saj

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here